Basha: Vetëm incineratori i Tiranës do t’u kushtojë shqiptarëve 430 milionë Euro

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është ndalur sërish tek një nga ‘dështimet’ e kryeministrit Edi Rama, 25 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri demokrat thekson se Rama kishte premtuar se do jepte dorëheqjen nëse fatura e inceneratorëve do të ishte me shumë se 400 milionë Euro.

Pra sipas mesazhit ai nuk e ka mbajtur as këtë premtim.

Dhe në përgjigjen qe jep kreu demokrat, duke ju referuar statistikave të KLSH, vetëm incineratori i Tiranës do t’u kushtojë shqiptarëve 430 milionë Euro.