Automjeti i djegur në Vlorë në pronësi të babait të Françeska Jaçes

Nje makine ka marrë flakë në Vlorë gjate mbremjes se sotme, teksa mësohen të tjera detaje nga kjo ngjarje.

Automjeti që ka marrë flakë është i tipit “Range Rover”, në pronësi të babait të modeles së njohur shqiptare, Françeska Jaçe.

Sipas policisë, automjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë në motor.

Për fat të mirë nuk ka patur të dëmtuar në njerëz. Makina ka qenë e parkuar pra banesës, teksa në zonën përreth ka kamera sigurie.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”,  në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.