EMA miraton vaksinën ‘Johnson and Johnson’, Italia merr dozat e para

Agjensia Europiane e Barnave, miraton vaksinën “Johnson and Johnson”. Kjo është vaksina e katërt që miratohet nga EMA pas asaj të Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

Kjo vaksinë sipas ekspertëve do të merret vetëm me një dozë pasi kaq është e mjaftueshme.

Italia do të marrë vaksinën anti Covid-19, “Johnson and Johnson” duke filluar nga 16 prilli.

Në treg përveç këtyre katër vaksinave, është edhe ajo ruse Sputnik V si dhe vaksina kineze Sinovac.