Rrëfehet aktorja e njohur: ’Mjekët më hoqën shpresat për të jetuar’

Aktorja e njohur, Sharon Stone së fundmi ka rrëfyer detaje të pathëna më parë për jetën e saj personale.

63-vjeçarja ka treguar se vite më parë i ka shpëtuar për pak vdekjes. Në shtator të 2001, Stone, pësoi një goditje në tru dhe mjekët i hoqën asaj të gjitha shpresat për të jetuar.

Sharon pati hemorragji cerebrale që zgjati për 9 ditë me radhë. Në një intervistë për “Today Sunday”, ajo ka kujtuar momentet e saj më të vështira që jo çdokush do të kishte guximin ta bënte. Ndër të tjera ajo tha:

“Dhoma ishte shumë e qetë. Kur dhoma është shumë e qetë dhe askush nuk nxiton që të të shëroj, këtu e kupton se vdekja po afron dhe sa serioze është çdo gjë. Zbulova se unë nuk isha e vetmja që kam pasur këtë eksperiencë. Është shumë e thellë. Dhe unë e di se shkencëtarët ndiejnë se është diçka shkencore që ndodh. Dhe spiritualistët besojnë se është diçka spirituale. Personalisht unë jam me Ajnshtajnin, që beson tek të dyja.”