‘Lamtumirë i dashur Bashkim’/ Mesazhi prekës i Armand Dukës për ndarjen nga jeta të Finos

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në faqen e tij zyrtare në Facebook ka postuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos.

“Lamtumirë i dashur Bashkim!

Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjellë hidhërim të veçantë. Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qënë një dashamires i veçantë i futbollit.

Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmonë nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme.

Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.

Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit!”, shkruan Duka.

Kujtojmë që Bashkim Fino ishte rivali i Dukës në zgjedhjet për president të FSHF-së në vitin 2018.