Sherr në Durrës, qëllohet me thikë një i ri

Një konflikt ka ndodhur pak më parë mes disa personave në Durrës, ku për pasojë është plagosur me thikë një i ri.

Policia njofton se ka mbetur i plagosur 27-vjeçari E. N., ndërsa janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Policia Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, rreth orës 15:50, në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.