Maqedonia e Veriut pezullon regjistrimin e popullsisë/ Zaev: Do ndryshojmë modelin zgjedhor

Maqedonia e Veriut ka shtyrë censunsin e regjistrimit të popullsisë për një afat të pacaktuar. Vendimin e ka marrë kryeministri i vendit Zoran Zaev, gjatë një konsultimin me Presidentin Stevo Pendarevksi si edhe me partnerët e koalicionit.

Zaev tha gjithashtu se do të ketë një takim edhe me opozitën shqiptare, ku do të realizojë një takim për Ligjin për shtetësi dhe për këtë vendim.

“Gjatë takimit bëra pauzë dhe me këtë u konsultova me presidentin e shtetit, partnerët e koalicionit dhe nesër do të kem takim me opozitën shqiptare”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Zaevi tregoi për vendimet që u morën në takim, siç është ndryshimi i modelit zgjedhor dhe zhbllokimin e ligjeve që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE dhe për pakot ekonomike.