Ndahet nga jeta njeriu i afërt i Barack Obamës

Gjyshja e ish-pridentit amerikan, Barack Obama, Sarah Obama, ka ndërruar jetë në Kenia, në moshën 99-vjeçare.

Lajmi u dha nga vajza e saj, Marsat Onyango, duke shpjeguar se ajo nuk kishte qenë mirë për një javë, por që kishte rezultuar negative në testin e Covid-19.

E panjohur deri në vitin 2008, vit kur nipi i saj Barack Obama u zgjodh në krye të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Obama u bë e famshme dhe ferma se saj ishte një destinacion turistik.

Kjo, edhe për faktin se ishte gjyshja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.