EMRI/ I dehur, Shefi policisë në Memaliaj godet e dhunon të riun

Shefi i postës në Memaliaj, Krenar Duçka, ka goditur një 20-vjeçar dhe më pas e ka kërcënuar.

Sipas denoncimit të familjarëve të të riut, Duçka ka qenë i dehur në momentin e ngjarjes.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet një vajzë kishte humbur në Memaliaj.

Familjarët e saj kishin lajmëruar policinë dhe vetë shefi Duçka, kishte telefonuar mësuesen e nxënëses duke i kërkuar llogari.

Kjo e fundit e shqetësuar në lidhje me telefonatën e marrë nga shefi i postës, kishte lajmëruar djalin e vet, i cili shkon menjëherë të takoj Krenar Duçkën, për ta sqaruar.

Por sipas familjarëve të djalit, Duçka në gjendje të dehur e ka goditur dhe shoqëruar në postën e Memaliajt 20-vjeçarin.

Ndërkaq, familjarët e të riut nuk kanë pranuar të flasin për mediat.