Komuna e Preshevës fitohet nga Shqiprim Arifi

Alternativa për Ndryshim (APN) e udhëhequr nga Shqiprim Arifi sipas rezultateve preliminare ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës.

Sipas Rtk, Shqiprim Arifi kryeson me 14 këshilltarë, ndërsa në vend të dytë Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës me 9 këshilltarë. Ardita Sinani me PVD ka dalë vetëm e treta me 7 këshilltarë.

Sami Salihu me Lëvizjen për Reforma ka marrë 5 deputetë, UDSh 1 këshilltar ndërsa partitë serbe 2 këshilltarë.

Ky rezultat është nga numërimi i 95 përqind e votave. Pjesa prej 5 përqind e votave janë bllokuar pasi ka fakte qe ka pasur parregullsi gjatë votimit. Nëse kjo zyrtarizohet atëherë zgjedhjet mund të përsëriten në dy njësi.