New York, legalizohet marihuana

Marihuana rekreative do të jetë ligjore në New York.

Ligjbërësit e shteti kanë finalizuar zyrtarish marrëveshjen për ta legalizuar kanabisin, i cili mund të sjellë deri në 350 milion dollarë në vit të ardhura të reja në arkën e shtetit.

Marrëveshja parashikon shitjen e marihuanës tek të rriturit mbi moshën 21 vjeç dhe u ofron individëve mundësinë që të rrisin deri në tre bimë për përdorim në shtëpi.

"Ne kemi arritur një marrëveshje për të legalizuar kanabisin për të rriturit. Shumë individ janë penalizuar padrejtësisht dhe arrestuar për përdorimin dhe shitjen e kanabisit. Tani kjo është gati të përfundojë." shkroi në Twitter  Guvernatori i Shtetit të New York-ut Andrew Cuomo 

Ky është shteti i katërmbëdhjetë amerikan që legalizon kanabisin.