Basha: Bashkim Fino, zë i rëndësishëm për stabilitetin politik të vendit

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino mëngjesin e sotëm.

Basha shpreh trishtim për ndarjen e tij nga jeta, teksa thekson se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.

“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino.

Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit. I shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!”, thuhet në mesazhin e Bashës.