Greqi: 735 intubuar, 1449 raste të reja, 54 vdekje

Në 24 orët e fundit janë 1449 raste të reja me koronavirus në Greqi.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 254031.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 55 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2,605 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur. 

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 735.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 54 , ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 7,880 vdekje.