FOTO/ Ish-kryeministri uron kombëtaren për sfidën me Anglinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në ‘Air Albania” ndeshjen e vlefshme për Grupin I eliminator të Botërorit “Katar 2022” kundër Anglisë, shkruan Syri.net.

Kjo është ndeshja e dytë në grup për të dy ekipet. Shqipëria vjen nga fitorja 1-0 në fushën e Andorrës, ndërsa Anglia mundi thellë në shtëpi San Marinon.

Të gjithë tifozët kuqezi do të dëshironin një fitore historike ndaj “Tre Luanëve”.

Edhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, u ka uruar të besuarve të Edi Rejës suksese në takimin që nis në orën 18:00 në “Air Albania”.

“Suksese djemve të kombëtares kuq e zi në ndeshjen e sotme me Anglinë! Fitore! sb”, shkruan Berisha në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.