Shqipëri-Angli, formacionet zyrtare/ Guxon Reja, rreshtim sulmues ndaj ‘Tre Luanëve’

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në ‘Air Albania” ndeshjen e vlefshme për Grupin I eliminator të Botërorit “Katar 2022” kundër Anglisë, shkruan Syri.net.

Kuqezinjtë vijnë nga fitorja 1-0 në transfertë me Andorrën, ndërsa anglezët pasi mposhtën thellë 5-0 San Marinon.

Ky takim do të luhet në orën 18:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Trajneri Edi Reja ka guxuar, duke aktivizuar në sulm Uzunin, Cikalleshin dhe Brojën.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni formacionet dhe rreshtimet e të dy ekipeve.