Inter planifikon t'i ndajë rrugët me Romelu Lukakun?

Nuk është sekret se kriza pandemisë ka pasur një ndikim të madh në ekonominë e klubeve të futbollit. Edhe, Inter nuk bën përjashtim nga rregulli. Në një vështirësi të madhe financiare, zikaltërit mund të linin Romelu Lukaku të largohej për të mbushur arkat e klubit.

Sipas informacioneve nga “Daily Star”, Inter pritet të largojë Romelu Lukaku. Në formë mjaft të mirë, sulmuesi belg kërkohet nga shumë klube, veçanërisht në Angli . Vlerësuar në më shumë se 110 milionë euro, 27-vjeçari mund të sjellë një përfitim të madh për Interin, veçanërisht pasi klubi italian po punon për të sjellë Sergio Aguero falas këtë verë. Mbetet të shihet nëse ky çmim i lartë është një pengesë për largimin e golashënuesit të dytë më të mirë në Serie A (19 gola) ...