Serbi - Portugali/ Gol-fantazmë i Ronaldos: I gjithë kombi është dëmtuar

Portugalia nuk shkoi më shumë se një barazim 2 me 2 me Serbinë në ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku nuk munguan polemikat.

Miqtë arritën të realizonin në sekondat e fundit me Cristiano Ronaldon, por goli nuk u akordua nga gjyqtari i ndeshjes, edhe pse topi e kaloi vijën fatale.

Pas këtij vendimi, Ronaldo i nervozuar e hoqi edhe shiritin e kapitenit duke e gjuajtur në tokë dhe e la fushën i irrituar. Ndërkohë pas ndeshjes, ylli i Juventusit, bëri një postim në faqen zyrtare në “Instagram”, ku shkroi:

“Të jem kapiten i ekipit kombëtar të Portugalisë është një nga krenaritë dhe privilegjet më të mëdhaja në jetën time. Unë jap dhe do të japë çdoherë më të mirën për shtetin tim, kjo është e padiskutueshme.

Por, nganjëherë janë disa momente të vështira, sidomos kur të krijohet ndjesia se i gjithë kombi është duke u dëmtuar. Kokën lart deri në sfidën e radhës. Forca Portugali!” – shkroi Ronaldo.