'Në Kombëtare mungon një organizator tipik', Demollari: Ju tregoj 2 mesfushorët që më afrohen më shumë

Kush është Demollari i ri te Shqipëria? Sulejmani e ka gati përgjigjen.

“Në Kombëtare mungon një organizator tipik, pikërisht ai që jep pasimin e fundit, siç ndodhi me Baren ndaj Andorrës. Kallakun e mbaj mend që kur ka qenë 12 vjeç dhe kam një simpati për lojën që bën dhe mënyrën si pason apo godet portën.

Ai i ka cilësitë e një lojtari ‘playmaker’, por ia kam thënë edhe në sy, që duhet të punojë jashtëzakonisht shumë për të rritur veçanërisht parametrat fizikë. Kroacia është prova e jetës për të dhe duhet ta fitojë. Edhe Bare është lojtari që pëlqej shumë, por luan pak më i tërhequr në fushë në krahasim me Kallakun”, ka thënë ish-kapiteni për “Panorama Sport”.