Zeneli: Suedia është ndryshe nga Lituania, Ibrahimoviç idhulli im!

Kosova e nis nesër aventurën kualifikuese në kampionatin Botëror, ndërsa përballë do ta ketë kombëtaren e Suedisë.

Duke folur për media, Zeneli tha se ndeshja ndaj Suedisë është nivel tjetër sesa ajo ndaj Lituanisë, në këtë ndeshje ylli i Reims i shënoi dy gola.

“E kam pasur një paraqitje të mirë. Por edhe ekipi ka qenë komplet mirë ndaj Lituanisë. Ashtu siç tha trajneri, në mbrojtje nuk kemi qenë të mirë. Por ndaj Suedisë duhet të luajmë më mirë, në një nivel ndryshe”, ka thënë Zeneli.

Ai poashtu foli edhe për ballafaqimin me sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç.

“Unë do të luaj kundër idhullit tim, Zlatan. Ai ka hapur shumë dyer për ne që jemi rritur në Suedi. Unë jam i lumtur që do të luaj kundër tij. Por ai është një lojtar i madh dhe do të jetë shumë vështirë. Kjo është ndeshja më e veçantë e jetës sime”, përfundoi lojtari i klubit francez, Reims.

Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë do të zhvillohet nesër në orën 20 e 45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë.