Challandes: Na duhen 11 lojtarë për ta ndalur Ibrahimovicin

Kosova e nis nesër aventurën kualifikuese në kampionatin Botëror, ndërsa përballë do ta ketë kombëtaren e Suedisë.

Në një deklaratë për mediat, trajneri Challandes e vlerësoi maksimalisht kundërshtarin.

“Na duhen 11 lojtarë për ta ndalur Ibrahimovicin. Na duhet të luajmë si ekip dhe të gjithë duhet të ndihmojnë mbrojtjen” – ishte përgjigjja e Challandes

Pas ndeshjes me Suedinë, Kosova do të udhëtojë për t’u përballur me Spanjën në eliminatoret e vlefshme për Kampionatin Botëror të vitit 2022.