Suedia fillon seancën stërvitore në 'Fadil Vokrri', gjithë vëmendja tek Ibra

Kombëtarja e Suedisë ka filluar seancën stërvitore para ndeshjes me Kosovën.

Dueli do të zhvillohet nesër në orën 20:45, ndërsa Kombëtarja suedeze ka dalë në fushë në stadiumin “Fadil Vokrri” për të zhvilluar seancën stërvitore.

Yje si Zlatan Ibrahimovic, Victor Lindelof, Lustig e të tjerë kanë filluar stërvitjen. Kujtojmë se Suedia do të jetë pa portierin Olsen, Albin Ekdal në ndeshjen e nesërme.

Pas seancës stërvitore, Kosova së bashku me Suedinë do të zhvillojnë konferencën për mediat.