‘Bizneset e Shkodrës drejt falimentimit’/ Bushati: PD-ja ka një plan masash për rimëkëmbjen e bizneseve.

Drejtuesi politik i PD për qarkun Shkodren, Helidon Bushati ka vijuar takimet me bizneset në kryeqendrën e veriut, të cilët po përballen me krizën ekonomike. 

Papunësia është ulur këmbëkryq në qytetin e Shkodrës, duke bërë që qytetarët të humbasin shpresën për të jetuar në këtë qytet. Taksat e larta  dhe konkurenca e pa ndershme jane një nga polematikat kryesore, të cilat qytetarët shprehën tek drejtuesi politik Bushati.

Gjatë këtij takimi qytetarët evidentuan faktin se ndihen të harruar, por edhe të pa mbështetur nga qeveria prej 8 vitesh…..

 Biznesmenët  shprehen se janë në prag të falimentimit. Fuqia blerëse ka rënë në mënyrë drastike, ndërsa taksat për biznesit janë rritur edhe më shumë.

Helidon Bushati, shpalosi programin e pd që në bazë ka taksa të ulta. Bushati tha se biznesi i vogël do të ketë vetëm 1 taksë, 0.5 përqind te xhiros.