Lajm i keq në Kosovë, Challandes humb titullarin për ndeshjen me Suedinë

Kosova humb një element të rëndësishëm për përballjet e parë me Suedinë në kuadër të eliminatoreve të Botërorit.

Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për shtyp lajmëroi se “mesfushori Valon Berisha, pas një lëndimi, do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës, më 31 mars”.