Në Ditën Botërore të Teatrit, zotohem se krimi në Tiranë s'do të amnistohet kurrë!

Nga Ilir Meta.

Sot, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, zotohem se krimi i ndodhur në zemër të Tiranës më 17 maj 2020, mes errësirës dhe në periudhë pandemie, nuk do të amnistohet kurrë dhe se mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset njëherë e përgjithmonë Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.

Mirënjohje të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët për mbi dy vjet, me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore e kombëtare.

Pas 25 prillit, Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte! Koha për drejtësi po afron!