Të bën dru?! Nutricionistja shpjegon efektet anësore të çajit matcha

Pak ditë më parë, në emisionin “Për’puthen”, opinionisti Arjan Konomi akuzoi Kristianin, se u jep ‘mall’ konkurentëve duke u dhënë një çaj, që i bën të dalin nga vetja.

Nutricionistja, Diola Dosti shpjegon efektet e çajit matcha.

“Më bëri përshtypje që Kristiani tha e kam vetëm unë. Nuk është çaj i ndaluar, gjendet lehtësisht në treg. Është një çaj jeshil i përqëndruar, me origjinë nga Japonia. Japonezët e përdorin para meditimit. Përmban kafeinë, 280 miligram në 100 ml, që është shumë e lartë

Niveli i antioksidantëve është 137 herë më i lartë se një çaj i thjeshtë jeshil. Këta antioksidantë bëjnë përçimin e trurit në valët alfa, që futin trurin në gjendje meditative. E rrit performancën. Meqë niveli i antioksidantëve është shumë i lartë, të jep hiperaktivitet”.

Por, çfarë ndodh nëse teprohet me sasinë?

“Nëse pihet shumë mund të të japë halucinacione. Jep dhimbje koke, marramendje, hiperaktivitet”.

Nuk mund ta them nëse është afrodiziak. “Diku te 5 gram, një lugë në ditë është mirë. Por, nëse këta individë konsumojnë dhe ndonjë produkt farmaceutik, mund të ketë dhënë efekte”.

E pyetur nga ish-konkurentja e “Për’puthen”, Margaret Shllaku, nëse matcha “të bën dru”, nutricionistja përgjigjet: “Nisur nga të dhënat shkencore, duhet të të bëjë dru”.