Të dielën do të zgjohemi me orën e re, ja si ndryshon pas mesnatës

 Nesër, të dielën më 28 mars, në orën dy në mëngjesit, do të vihet në veprim e ashtuquajtura “Ora Verore”. Akrepat e orës do të duhet t’i lëvizim 60 minuta përpara, duke e çuar atë në 3:00.

Njerëzit do të zgjohen 1 orë më herët nga gjumi i mëngjesit, por dita do jetë më e gjatë. “Ora Verore” do të zgjasë deri më 31 tetor, ditë kur ne do ta kthejmë orën sërish prapa dhe do të kthehemi në orën e dimrit.

Pavarësisht se Parlamenti Evropian ka miratuar propozimin për heqjen e ndërrimit sezonal në kohën e verës duke filluar nga viti 2021, deri në fund të muajit tetor asgjë nuk do të ndryshojë.

Italia nga ana e saj ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Bruksel që t'i mbajë të dyja oraret.