‘Ahh shqiptar i madh!’/ Aktorët turq vajtojnë pas ndarjes nga jeta të Luran Ahmetit

Ditën e djeshme, bota e artit u torndit nga humbja e aktorit të mirënjohur, Luran Ahmeti.

Aktori i talentuar shqiptar, nga Maqedonia e Veriut, ndodhej prej ditësh në “Klinikën Efektive në Shkup”, por për shkak të komplikacioneve të rënda nuk mundi t’ja dalë.

Fama e aktorit kishte tejkaluar kufinjtë shqiptarë, pasi interpretoi në serialet më të famshme turke si “Lugina e Ujqërve” dhe “Sulejmani i Madhërishëm”. Kolegët e tij turq kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta.

Aktorja Hazal Kaya ka shruar në “Instastory”: “Oh zemër. Do më mungosh shumë.”

Tolga Tekin shkrunan: “Pse ike vëlla… mbarova Luran mbarova”.

Ndërkohë Celil Nalcakan është shprehur: “Gjithmonë e kam patur zili aktrimin tënd, kam dashur të luajmë së bashku, nuk kisha fat. Zoti e bekoftë shpirtin tënd, ngushëllime familjes dhe të dashurve të tij. Jam shumë i trishtuar.”

Ceyda Ates është shprehur: “Lamtumirë, nuk do t’i harrojë ditët tona në Maqedoni”. Ndërsa Levent Sulun ka publikuar një foto me aktorin ku shkruan: ” Ahhhhh vëllai im … Ahhhhh shqiptar i madh! Sëmundja Covid ju mori nga ne, nga familja juaj, të dashurit tuaj. Zoti të mëshiroftë, qofsh i parajsës”.