Publikohen fakte/ Mjeku i Maradonës ofendon shumë rëndë dy vajzat e tij

“Ato më hanë k***…” Kjo është një nga ofendimet, që neurokirurgu Leopoldo Luque dyshohet se i drejtoi njërës prej vajzave të Maradonës përmes një videoje zanore gjatë bisedës në WhatsApp.

Siç u zbulua nga programi “A dos voices” i kanalit TN, biseda dhe audio të reja do të kishin dalë në dritë, që përfshijnë mjekun dhe Víctor Stinfale, i cili ishte avokati i Maradonës, ende i lidhur me mjedisin e ish-futbollistit të njohur.

Gjatë programit, një bisedë audio midis Luque dhe Stinfale u transmetua, e cila datonte më 11 nëntor 2020, dy javë para vdekjes së Maradonës.

Stinfale thotë: “Bëj kujdes, sepse lufta ka filluar…” 

Luque përgjigjet, duke aluduar me sa duket për Dalma ose Gianinna: “Ato më hanë k***… Në fakt, duhet të më bëjnë një monument. Unë dua që ne të bëjmë një marrëveshje. Diego ndalon pirjen dhe ato marrin vetëm dashurinë e babait të tyre. Unë vazhdoj të punoj. Lëri vajzat e tij të trasha që të vazhdojnë të flasin. E kanë harruar babanë”. Në anën tjetër vijnë duartrokitje (emoji) nga Stinfale.

Pastaj biseda vazhdon përmes mesazheve audio. Stinfale: “Është më mirë për ty, shoku im. Femrat e trasha janë idiote. Gjithçka funksionon për ty. Çfarë të thashë? E pe kopertinën e Clarín me Maradonën? A e ke lexuar? Clarín me Maradonën. Clarín e mbuluar me Maradonën në faqe të parë. A e di këtë?”

Biseda vazhdon më tej dhe në një moment të caktuar, Stinfale duket se i sugjeron Luque se si të sillet: “Tani duhet të jesh më teknik. Mos ji më aq miqqësor me Diego. Tani fillo dhe përdor një gjuhë si ajo e sotme, por më pak teknike (…) Tani duhet të jeni me statusin e mjekut, sepse kështu keni dalë në Itali, në të gjitha gazetat…”