Ministrja bën propagandë me aktorin/ Reshat Arbana: Mirë na e bëtë

Ministrja Ogerta Manastirliu u kujdes personalisht që të përdorte vaksinimin e aktorit të shquar Reshat Arbana dhe bashkëshortes së tij, duke ju hedhur në faqen e saj një video, që siç kuptohet nga biseda e mëposhtme është realizuar dhe shpërndarë pa dijeninë e tij. 

“Baca Reshat me bashkëshorten nga sot janë më të mbrojtur nga Covid-19. Vijojmë intensivisht vaksinimin e të moshuarve në të gjithë vendin”, është diçitura e videos së ministres.

Por gjatë bisedës mes të dyve, aktori Reshat Arbana shfaqet i befasuar nga fakti që pa dijeninë e tij, ministrja ndërkohë që po vaksinohej kishte nxituar që të shpërndante pamjet në rrjet.

Biseda Manastirliu-Arbana
Manastirliu: Tani çdo gjë do të shkojë mirë.
Arbana: Faleminderit!
Manastirliu: Uluni tani qëndroni 20 minuta. Tani duhet të tregoheni të kujdesshëm për tre javë, pastaj do bëjmë dozën e dytë.
Arbana: Rrofsh! Faleminderit! Na keni nxjerrë në foto e video, mirë na e bëtë!
Manastirliu: Shpresoj që çdo gjë do shkojë mbarë. Faleminderit! Do ti vaksinojmë të gjithë dhe do kthehemi në normalitet.