Programi Covax/ Bosnja dhe Hercegovina furnizohet me vaksinat kundër koronavirusit

26,400 doza të vaksinës AstraZenek, të cilat Bosnja dhe Hercegovina i blenë brenda mekanizmit të Kovaks, u dorëzuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës me një fluturim nga Stambolli.

Ky është shpërndarja e dytë për BiH përmes mekanizmit Covaks. Më herët sot, mbërritën 23,400 doza të vaksinave Pfizer, të prokuruara përmes këtij mekanizmi.

BiH ka porositur 1,232,000 doza përmes programit Covaks dhe lloji i vaksinës varet nga vaksinat që mekanizmi ka në dispozicion. Një total prej 49,800 vaksinash arritën sot në Bosnjë.

Republika Srpska, Federata e BiH dhe Rrethi Brcko kanë caktuar rreth 13 milion dollarë për blerjen e vaksinave përmes mekanizmit Covaks dhe sasitë e porositura janë të mjaftueshme për imunizimin e rreth 20 përqind të qytetarëve.

892,000 doza të vaksinave janë porositur gjithashtu përmes Bashkimit Evropian dhe mbërritja e tyre pritet në fillim të Prillit.