Prapaskena e çuditshme/ Kuqezinjtë u larguan nga stadiumi i Andorrës pa bërë dush

Shqipëria i nisi me këmbën e mbarë eliminatoret për Botërorin “Katar 2022”, teksa mposhti Andorrën me rezultatin 1-0, falë një goli të Ermir Lenjanit në minutën e 41-të.

Pas përfundimit të takimit, sipas “Panorama Sport”, lojtarët u larguan menjëherë me autobus, pa bërë dush. E çuditshme kur e dëgjon, por është e vërtetë!

Stadiumi i Andorrës ku u luajt ndeshja, “Estadi Comunal d’Andorra la Vella”, nuk ka dushe brenda.

Për këtë arsye, lojtarët e Kombëtares janë larguar nga stadiumi pa bërë dush, për ta bërë atë në hotelin ku qëndruan mbrëmjen e djeshme.

Gjithashtu edhe fusha ku u zhvillua ndeshja Andorrë-Shqipëri ishte me bar sintetik.