NEW #VIDEO! Numerous tornado and damage clips from multiple storm chasers in the field today across Alabama. #alwx #tornado pic.twitter.com/2F59kvaW0u

— Live Storms Media (@LiveStormsMedia) March 26, 2021

Recorded a whole tornado. Birmingham, Alabama pic.twitter.com/c02UYwIWLY

— Tyler McMillan (@secretlydepres2) March 25, 2021

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/March/26/auto_ShBA2-600x3601616746599.png", "width": 900, "height": 540 } }

Së paku pesë viktima nga disa tornado në jug të ShBA-së

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar nga disa tornado vdekjeprurës në Alabama në Shtetet e Bashkuara, të cilët rrëzuan pemët, shkatërruan shtëpi dhe lanë pa energji elektrike mijëra amerikanë.

Viktimat u shënuan në distriktin Calhoun, në pjesën lindore të Alamabas. Stuhia që e goditi këtë pjesë më pas vazhdoi drejt shtetit Georgia, tha John De Block, meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit.

Përpjekjet për kërkim dhe shpëtim u vështirësuan për shkak të motit të papërshtatshëm që vazhdoi ta godiste rajonin. Sipas të dhënave nga radarët, një tornado që u formua në juglindje të Alabamas lëvizi rreth 160 kilometra dhe qëndroi në tokë për rreth një orë e 20 minuta, tha meteorologu.

Ai shtoi se fuqinë e saktë të tornadove do ta përcaktojnë vëzhgimet në terren, por sipas shenjave të mbetjeve që ka lënë pas stuhia, mund të kenë qenë deri në shtatë tornado në Alabama, shkruan The Guardian.

Komandanti policor për distriktin Shelby deklaroi se disa shtëpi janë shkatërruar tërësisht. Operacionet e kërkim-shpëtimit po pengohen nga moti i lig që ende po vazhdon.