‘Qatar 2022’/ Shqipëria e nis me ‘këmbën’ e mbarë, mposht Andorrën

Shqipëria e ka nisur me fitore eliminatoret e kampionatit Botëror “Qatar 2022”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja mposhtën 1-0 Andorrën dhe dominuan lojën por pa mundur të thellonin rezultatin.

Në minutën e 40’ ishte Ermir Lenjani i cili me një goditje të bukur e dërgon topin në rrjetë. Pas shpërthimit në krahun e majtë Lenjani me një goditje të fortë mposht portierin kundërshtar.

Skuadrat kanë hyrë në dhomat e zhveshjes për të marrë instruksionet nga dy trajnerët respektivë. Gjatë pjesës së dytë, Shqipëria u përpoq të administronte rezultatin duke marrë 3 pikë të para në këto kualifikuese.

Vlen të theksojmë që më 28 mars, Shqipëria pret Anglinë në stadiumin “Air Albania”.