Vieri: Për titullin duel Inter-Milan, Juventusi të mendojë për vitin tjetër

Në intervistën për “La Gazzetta dello Sport”, Vieri e ka nisur menjëherë fort, si në “Bobo TV”.

Më pak uri do të thotë përfundimi i një cikli te Juventusi?

Të luash më pak apo të mos jesh ai i dhjetë viteve më parë, si Bufon dhe Kielini, është diçka fiziologjike. Megjithatë, atyre që vetëm kritikojnë, unë i quaj “ata që nuk dinë”, Juvja ka blerë edhe duke menduar për të nesërmen. Kieza është e ardhmja. Kulusevski, MeKeni dhe Artur e ardhmja. De Ligt, Demiral, Bentankur: e ardhmja. Të gjithë duhet të mendojnë për të ardhmen sesa për të tashmen, jo vetëm Juven.

Do të ishte gabim një e ardhme pa Pirlon?

Unë e shikoj ende në stol, nuk mendoj që Juventusi mund të ndryshojë tre trajnerë në tri vite. Dhe nuk mund të jetë mjeshtër pas Barcelonës dikush që nuk ka eksperiencë.

Projekti “Ronaldo” ka dështuar?

Jo, të blesh një lojtar nuk do të thotë automatikisht të fitosh Ligën e Kampioneve: nevojitet një skuadër e fortë dhe fat. Me të kishte më shumë mundësi, jo siguri për t’ia dalë. Mesi nuk e fiton prej shtatë vitesh, Siti dhe PSG asnjëherë.

“Besoj ende te titulli”, Pirlo e thotë sepse duhet?

E thotë sepse një trajner ka për detyrë të besojë. Ndërsa unë jo. Juventusi këtë titull nuk e fiton.

E ka fituar Interi?

Shumë më e kompletuar, e vendosur, gati. Edhe e bukur, prej disa kohësh. Si Milani: futbolli është loja e djallit, në dhjetë ndeshje mund të ndodhë gjithçka.

Në fakt, Ibrahimoviç ka besim…

Sot Milani është prapa me gjashtë pikë: janë dy ndeshje, bën mirë të besojë. Pas një shuplake, janë ringritur gjithmonë. Humbje me Mançesterin të enjten në mbrëmje ka zhvilluar Kristian Vieri gjatë karrierës së tij me fanellën e Interit dhe ka shënuar 123 gola. 14 ndeshje me Milanin dhe 2 gola. Me Juventusin 37 prezenca dhe 14 gola. dhe fitore e madhe në Firence.

Sa gola thatë që do të kishte shënuar Ibra?

Më duket 20, është në kuotën 15 dhe ka munguar në 13 ndeshje. Një gol për ndeshje, unë nuk gabohem.

Shenjë e keqe që në Serinë A mund ta bëjnë ende diferencën 39-vjeçarët?

Në Itali shikohet vetëm mosha, që gënjen. Përse dikush duhet të ndalet në moshën 39 vjeç nëse ndihet mirë? E përse Mançini nuk duhet të telefonojë Zaniolon në moshën 19 vjeç? Përse nuk ka debutuar në Serinë A? Varet gjithçka nga dëshira dhe dëmtimet.

Cila luan më mirë në Itali?

Unë vendos gjithmonë përpara Atalantën. Shpejtësi, forcë, agresivitet dhe shikoni sulmin, shikoni Murielin. Statusin e ka si të Juves, Interit, Milanit. Dhe tani që luan dy herë në javë do të ecë edhe më fort.

Parashikoni: Cila e fiton titullin dhe cila Ligën e Kampioneve?

E përse të thuash idiotësira? Unë them vetëm këtë: Për titullin është një diskutim mes Interit dhe Milanit, ndërsa për Champions-in ka një vend të lirë, nuk mund të mendoj se Juventusi nuk shkon. Do të sfidohen Atalanta, Napoli dhe Roma.