Felaj justifikohet: Duam të ruajmë shëndetin e qytetarëve, prandaj nuk u mblodhëm si PD

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj duke folur ne 'Çim Peka LIVE' e ka gjetur justifikimin per hapjen e akullt të fushatës nga Edi Rama.

Sipas saj, në respekt të masave anti-Covid sot nuk u grumbulluan njerëzit.

‘Çdo kush është në pushtet ka përgjegjësi për të ruajtur jetën e qytetarëve. Ishte e padiskutueshme që ne të cilët do të dilnim aty sot, të jepnim mesazhin e qartë të respektimit të masave anti-Covid.

‘Nuk ka votë që shkëmbehet me shëndetin’ dhe ne këtë mesazh dhamë sot.

Është një zgjidhje për ti kërkuar qytetarëve të kërkojnë përgjegjshmëri për veten e tyre. Fatkeqësisht ata ngelën prap te turma, si PD e LSI’, tha Felaj në ‘Çim Peka LIVE’.