Ankand/ Kitara e Elvis Presley, çmimi fillestar duke filluar nga…

Sende, instrumente muzikore të përdorura  nga Elvis Presley,  Elizabeth Taylor dhe Bob Dylan, do të jenë pjesë e ankandit Artifaktet e Hollywood dhe muzikës që pritet të zhvillohet në New York.

Pjesë kryesore e këtij ankandi konsiderohet të jetë një kitarrë e rallë e vitit 1968, “Hagstrom Viking II”, e Elvis Presley e përdorur gjatë rikthimit special në televizion, çmimi fillestar i së cilës është 350,000 dollarë.

 “Ka kaq shumë foto ikonike të tij dhe veshjes së  bukur prej lëkure të zezë, me këtë kitarë të kuqe qershie dhe të gjitha siluetat e mahnitshme pas tij. Kaq shumë foto mahnitëse të tij duke e përdorur kitarën gjatë speciales dhe kjo patjetër shënoi rikthimin e këngëtarit në muzikë. Pra, ndoshta është një nga momentet më të rëndësishme në të gjithë karrierën e  artistit.”,u shpreh Brigitte Kruse, themeluese dhe drejtuese e ankandit GWS.

Sende të tjera të Presley që janë në shitje përfshijnë një gjerdan dhe një unazë.

Ankandi gjithashtu do të ofrojë një shans për të parë video origjinale të papublikuara më parë. Bizhuteritë nga Elizabeth Taylor dhe këngëtarja Janis Joplin janë gjithashtu në shitje.

Drejtuesja e ankandit Krause tha se u deshën shtatë vjet për të kuruar artikujt që gjithashtu përfshinin thesare nga Marilyn Monroe, Muhammad Ali dhe Michael Jackson.

Shitjet në ankand fillojnë në 27 Mars.