Kualifikueset e Botërorit/ Zvicra mposht Bullgarinë, fiton edhe Danimarka

Zvicra e ka nisur me fitore kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Helvetët mposhtën 3-1 Bullgarinë në transfertë. Me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin titullar, Zvicra e zgjidhi ndeshjen brenda 5 minutave. Fillimisht ishte Embolo i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 7, teksa 3 minuta më pas Seferoviç, pas një asisti perfekt nga Shaqiri, dyfishoi shifrat. Në minutën e 12-të, ishte Zuber, i cili ia doli ta dërgojë topin në rrjet, për të trefishuar shifrat. Golin e vetëm për Bullgarinë e shënoi Despodov në minutën e 46’, por që nuk kishte shumë vlera.

Fitore ka regjistruar edhe Denimarka, që ka mposhtur 2-0 Izralein, në ndeshjen e vlefshme për grupin F. Ishte sulmuesi i Barcelonës, Brethueit, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 13’, ndërsa Uind vulosi gjithçka në minutën e 67’.