Lista e PD, Partia Socialiste padit në Kolegj vendimin e KAS

Partia Socialiste ka paditur në Kolegj vendimin e KAS, që lejon pjesëmarrjen e Partisë Demokratike me 222 kandidatë për deputetë, 69 më shumë se sa partitë e tjera.

Sipas PS-së, me vendimin e marrë, KAS cenon pjesëmarrjen e barabartë në zgjedhje, pasi një subjekt ka më shumë garues se të tjerët.

Në padinë e depozituar, socialistët kërkojnë ndryshimin e vendimit dhe shkurtimin e listës së Partisë Demokratike me 69 kandidatë.