Erdogan letër Kurtit: Çështja e Ambasadës në Jeruzalem të shihet sipas rezolutave të OKB-së

Presidenti i Turqisë, Tajip Erdogan i ka dërguar letër urimi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në letër, teksa e uron për detyrën e re, Erdogan i ka kërkuar që të rishikojë çështjen e Ambsadës në Jeruzalem, sipas rezolutave të OKB-së. Presidenti turk, në letër i kërkon që kjo Ambasadë të hiqet.

“Nga ana tjetër, pasi që e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në letër.