Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

Përshëndetje nga SH.M.U!

Për ditën e enjte parashikohet mot i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare deri mesatare në orët e mesditës. Mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore. Ngrica prej temperaturave negative. Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -4°C deri në 5°C

zonat e ulëta -2°C deri në 14°C

zonat bregdetare 1°C deri në 14°C

Ju urojmë një pasdite të mbarë!