Emocionuese! Vanessa Bryant i dedikon një tatuazh të bijës së ndjerë

Vanessa Bryant ka shtuar një tjetër tatuazh në trupin e saj në nder të figurës së të bijës, Gianna.

Ajo publikoi në “Instagram” disa foto për të treguar tatuazhin e saj të ri në pjesën e poshtme të krahut të djathtë.

“Mambacita”, ka shkruar ajo në krahë, teksa tek shkronja i është bërë një zemër dhe një flutur në fund të fjalës.

Kjo ishte nofka me të cilën ata i thërrisnin vjazës së ndjerë, ndaj ajo i dedikoi këtë tatuazh.

Vanessa publikoi edhe disa video gjatë procesit të bërjes së tatuazhit dhe ka marrë shumë komplimenta nga fansat e saj, që e kanë pëlqyer shumë idenë.