Francë - Ukrainë, formacionet zyrtare

Skuadra e Francës fillon fushatën e saj për të mbrojtur titullin e kampionit të botës të fituar në korrik 2018 në Rusi. Në nisje, francezët do të kenë një ekip të Evropës Lindore përballë. Është Ukraina e Andriy Shevchenko që do të jetë prezente në “Stade de France”.

Sonte, Didier Deschamps luan me një formacion 4-2-3-1, me Kante-Rabiot në mesfushë dhe një treshe sulmuese të përbërë nga Coman, Griezmann dhe Mbappe në mbështetje të Olivier Giroud. Përballë, Ukraina luan me 5-4-1, me synimin për t'u mbyllur shumë prapa para se të kundërsulmojnë.

Formacionet e ekipeve:

Franca: Lloris - Pavard, Varane, Kimpembe, Lucas Hernandez - Kante, Rabiot - Coman, Griezmann, Mbappe - Giroud

Ukraina: Bushchan - Karavaev, Zabarnyi, Mykolenko, Kryvtsov, Matvyienko - Sydorchuk, Malinovskyi, Shaparenko, Zinchenko - Yaremchuk.