Miratohet ligji, Putin mundet të garojë për president përsëri

Duma e Shtetit të Rusisë miratoi një ligj në përputhje me ndryshimet në Kushtetutë, i cili, ndër të tjera, i jep Putinit të drejtën për të kandiduar përsëri për president

Sipas një prej dispozitave të reja të Kushtetutës së Rusisë, kufizimi i numrit të mandateve gjatë të cilit një i njëjti person mund të kryejë detyrën e Presidentit të Rusisë i referohet liderit aktual të vendit pa marrë parasysh mandatet presidenciale.

Prandaj, ky rregull i mundëson udhëheqësit aktual të kryejë detyrën e Presidentit të Rusisë edhe për dy mandate, raporton Sputnik.

Autorët e nismës për mandatet presidenciale janë deputetët Pavel Krashenikov dhe Olga Savastyanova, si dhe një anëtar i Këshillit të Federatës, Andrej Klishas, i cili paraqiti një dokument në Dumën e Shtetit në Nëntor të vitit të kaluar.

Dokumenti përcakton që një shtetas rus i cili është të paktën 35 vjeç, i cili ka jetuar përgjithmonë në Rusi për të paktën 25 vjet dhe i cili nuk ka pasur kurrë shtetësi ose leje qëndrimi në një vend tjetër, mund të zgjidhet president i vendit.

Për më tepër, ligji përcakton që detyra e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të kryhet nga një qytetar rus i cili ka mbushur moshën 30 vjeç.