Amir Rrahmani lë grumbullimin me Kosovën

Amir Rrahmani ka lënë grumbullimin me Kosovën, para ndeshjeve eliminatore të Botërorit “Katar 2022”.

Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim së fundmi dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet nga grumbullimi për t’u rikthyer te Napoli, ku do të vazhdojë fazën e rikuperimit.

Në këtë situatë, Rrahmani humb 3 ndeshjet e këtij muaji me Kosovën, që do të luajë me Lituaninë miqësore ditën e sotme, me Suedinë më 28 mars për eliminatoret dhe me Spanjën më 31 mars.

Një mungesë e rëndësishme kjo për trajnerin Bernard Challandes, pasi Rrahmani është një titullar i padiskutueshëm te Kosova.