Rëzohet propaganda, paratë e subvencioneve i merr kandidati i PS, Bardhi: Kjo merr fund me 25 prill

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka zhvillura gjatë ditës së sotme takime në në zonën e Cërrikut.

Në njësinë administrative Klos të Cërrikut mëson të vërtetën e bujqësisë, dhe gënjeshtrën e propagandës së qeverisë në këto 8 vite, thuhet në njoftimin e PD për këtë takim.

Banorët përpiqen shumë me serat e tyre, por e kanë shtetin si vështirësinë kryesore, e jo partner.

Jashar Kumria i tregon Drejtuesit Politik të PD për Elbasanin, se ka prej 7 vitesh me NIPT, dhe vendosi të aplikojë kësaj radhe, por i thanë se koha e tij kishte skaduar. Po ashtu, gjithnjë i kanë nxjerre pengesa me kritere të çuditshme, si lartësia e serës.

“Jo vetëm nuk i mbështesin fermerët, por edhe i tallin duke i lodhur me letra e burokraci pa fund, që janë jo pak shpenzime, dhe në fund i refuzojnë, pasi kanë vendosur kritere për të favorizuar miqtë e tyre”, tha Bardhi.

Gjatë këtij bashkëbisedimi u denoncua rasti i dikujt që ka marrë gjithë kodrat e paratë e subvensionit, dhe tani kandidon për deputet në listën e qeverisë.

Jashari thotë se energjinë e paguan si biznes, dhe nuk ka përfituar asgjë nga ulja e çmimit të nafrtës. Ai i thotë Bardhit, se e vetmja shpresë ka ngelur Opozita.

“Vëri këmbën në fyt fermerit e punëtorit që të ngrenë krye ca horra. Kjo ka ndodhur prej 8 vitesh. Kjo do të marrë fund me 25 prill”, u shpreh Bardhi.

“Të bëhemi bashkë e t’i japim zgjidhje. Socialistë e demokratë, se e kemi hallin të përbashkët. Ne kemi një plan që jep subvencion direkt, pa kritere përjashtuese e pa burokraci, mjafton vetëm karta e identitetit. Secili do të marrë mbi bazën e prodhimit. Janë 100 milionë euro që do të jepen çdo vit. Aq sa nxjerr në serë, në arë, aq do marrësh”, tha Gazment Bardhi.

Banorët ngritën shqetësimin se rinia po ikën.

Petrit Shermati u shpreh se nëse vazhdon kështu, radhën tjetër nuk gjen njeri këtu.

Bardhi e siguroi se ndryshimi po vjen, dhe se vendi me qeverisjen e PD do t’i kthehet normalitetit, ku çdokush do të ketë mundësinë të punojë e të jetojë këtu.