Dështimet e Ramës, Basha: Shqipëria i ka besuar PPP-ve, të cilat kanë një kosto të lartë

32 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vazhduar me publikimin e 100 dështimeve të keqqeverisjes Rama.

Në instastoryn e tij, Basha ka postuar një video mesazh ku shpjegon se pse Shqipëria nuk ka përfituar nga fondet e BE-së.

Pyetja e kreut të opozitës është: Cili është vendi i rajonit që ka përfituar më pak nga grantet e konektivitetit të BE-së.

Përgjigja është: Shqipëria, në vend që të konkurojë për fondet komunitare, ia ka besuar zhvillimin e infrastrukturës PPP-ve të cilat kanë një kosto më të lartë.

Kreu i PD duke ju referuar statistikave në lidhje me ketë çeshtje e cilason këtë si një nga dështimet e radhe se kreut të qeverisë Rama.