Nuk është Adrola Dushi, njihuni me të dashurën bukuroshe të Capital T

Emri i tij është lakuar shpeshherë kur bëhet fjalë për privatësinë dhe lidhjet e dashurisë që ka pasur.

Capital T, u përfol për një romancë me modelen nga Shqipëria, Adrola Dushin, por, kësaj radhe, emisioni ‘SHOW TIME’, ka zbuluar detaje që tregojnë se reperi mund të ketë nisur një lidhje dashurie me këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj.

Në rrjetet sociale, dyshja ka hedhur foto e video, nga pushimi që kanë duket se e kanë kaluar së bashku në Maldive. Siç raporton emisioni ‘SHOW TIME’, se ata janë në lidhje mund ta dëshmojë edhe teksti i këngës së re të Capos.

Në këngën ‘Diego’, e pa publikuar ende, Capital T e përmend emrin e Anxhelinës.

Dyshja ndiqen e pëlqehen edhe në rrjetet sociale, gjë që e forcon akoma më shumë këtë fakt.