VIDEO/ Gruaja lakuriq hyri live në emision, tentoi të qëllojë me tullë prezantuesen

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në një emision në Rumani. Pamjet u bënë virale në gjithë rrjetin, ku shihet një grua tërësisht e zhveshur teksa vrapon në mes të studios dhe tenton të godasë me tullë drejtuesen e emisionit, Mirela Vaida.

Regjisori u përpoq menjëherë të ndalonte gruan, por gjithsesi ajo arriti të gjuante tullën drejt prezantueses bukuroshe. Fatmirësisht, tulla nuk e goditi prezantuesen.

Arsyeja e këtij akti nuk dihet ende, por mediat rumune shkruajnë se gruaja hyri në skenë nga një derë emergjence, e pakontrolluar nga roje apo kamera.