VIDEO/ Fitorja e parë në Bolivi, Armando Sadiku i afrohet golit me këtë gjuajtje të fortë

Armando Sadiku i ka shkuar shumë afër golit me Bolivarin, në ndeshjen e parë të kampionatit në Bolivi, por ka hasur një pritje spektakolare të portierit kundërshtar.

Bolivari ka mposhtur minimalisht Real Potosin, falë një goli të Leandro Ramos në minutën e 40-të.

Sadiku provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone në minutën e 70-të, ku u duk se topi do të ndalej në rrjetë.

Megjithatë ishte portieri Rubio Lopez, i cili i mohon golin shqiptarit, duke e dërguar topin në goditje këndi.

Kjo është ndeshja e parë e Sadikut në kampionat me Bolivarin, me të cilët u bashkua në merkaton e janarit.

Menjëherë gjuajtja e Sadikut është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.