Barcelona i afrohet kreut, shkatërron Real Sociedadin

Barcelona ka fituar lehtësisht ndaj Real Sociedadit

Katalanasit mposhtën 6-1 skuadrën e Sociedadit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Ishte Antoine Griezmann që pas një topi të kthyer zhbllokoi shifrat (37′). Pas pesë minutave, Lionel Messi asistoi për mrekulli që Sergino Dest, ky i fundit nuk i dha asnjë shans portierit kundërshtar (43′), me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.

Në fraksion e dytë të lojës, ishte sërish amerikani që realizoi për të trefishuar shifrat (53′). Pas tre minutave, ylli i katalunasve, Lionel Messi gjithashtu gjeti rrugën drejt goli pas asistimit të Busquets (56′).

Golin e pestë e realizoi Ousmane Dembele që mori topin nga distanca dhe dribloi deri në zonën e 16-metërishit, pastaj gjuajti në mënyrë të mrekullueshme në këndin e portës (71′).

Golin e “nderit” për Real Sociedadin e realizoi Barrenetxea (77′). Kur, pritej që ndeshja të përfundonte me këtë rezultat, në skenë doli sërish argjentinasi, që realizoi gol mjaftë të bukur për të vulosur fitoren (89′).

Me këtë fitore, Barcelona rikthehet në vendin e dytë me 62 pikë, ndërsa Sociedad pozicionohet e katërta.